Simon Ilse paralajmëroi ngjashmëri në kërcënimet ndaj zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe vrasjen e ish-kryeministrit Serb, Zoran Gjingjiq, transmeton Gazeta Botapress.
Shefi i zyrës së Fondacionit gjerman Heinrich Bell për Serbinë dhe Malin e Zi, me qendër në Beograd, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i kushtojë vëmendje ngjarjeve në Mal të Zi në këtë drejtim.
“Paralele rrënqethëse me vrasjen e Zoran Gjingjiq”, shkroi Ilse në llogarinë e tij në Twitter, duke kërkuar që komuniteti ndërkombëtar t’i kushtojë vëmendje zhvillimeve në Malin e Zi dhe t’i mbështesë autoritetet.
Ilse shprehu solidaritet me Abazoviqin, i cili, siç beson, është shënjestër e kërcënimeve sepse “ai po bën gjënë e duhur dhe po vepron kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.Heinrich Bell është një fondacion politik gjerman pranë Partisë së Gjelbër Gjermane.