[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

FNSH, RENEA dhe policia e Tiranës aksion masiv për kapjen e grabitësve të parave në Rinas



Policia e Shtetit po zhvillon një aksion masiv për kapjen e autorëve të grabitjes në Rinas, ku u morëm 3.2 milionë dollarë.
Mësohet se në këtë operacion janë përfshirë forca të shumta police, si ato të FNSH, RENEA dhe policia e Tiranës.

Po ashtu, aksioni po zhvillohet edhe nga ajri. Ende nuk dihet nëse ka të dhëna të sakta për autorët, por mendohet se dy prej grabitësve janë identifikuar.

Operacioni po zhvillohet në Prezë dhe Vorë.

Grabitja ndodhi të enjten e kaluar në rrugën drejt Rinasit, ku nën kërcënimin e armëve, persona të paidentifikuar mundën të merrnin një shumë të madhe parash.

Ndërsa ditën e sotme, policia e Tiranës arrestoi një person që dyshohet se ka lidhje me grabitjen, pas nuk ka justifikuar prezencën atë ditë në zonën që ka ndodhur ngjarja.

Ende nuk dihet nëse ai ka pranuar të flasë, por duket se operacion që po zhvillohet nga policia tregon se policia është në rrugë të mbarë për të zbardhur ngjarjen.

/Gazeta Express/