• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Florim Zeqa: “Dita e Evropës”, jo ditë pushimi por reflektimi!

nga Bota Press
9 Maj, 2022
në Opinione
ShareShareShare

Edhe pse jo ndjenjë festive, për qytetarët e Kosovës edhe këtë vit 9 Maji ishte ditë pushimi, humbje e kotë dhe e paarsyeshme e orëve të mësimit nëpër shkolla dhe universitetete, humbje e qindra mijëra orëve të punës në sektorin publik dhe privat!

14 vjet festim i pakuptimtë, 14 izolim për shqiptarët e Kosovës

Jemi i vetmi vend në kontinent që e festojmë “Ditën e Evropës” pa qenë fare pjesë e saj! Futja e “Ditës së Evropës” në vargun e gjatë të festave zyrtare, jo vetëm që ishte hapë i ngutshëm i politikanëve tonë, na u kthye si bumerang i keq me izolimin e gjatë dhe të pambarim nga zyrtarët e BE-së!

“Ditën e Evropës” në Kosovë pa qenë fare pjesë e saj, është dashur kuptuar më tepër si shenjë respekti dhe mirësjellje ndaj ndihmës së bashkësisë evropiane në çlirimin dhe pavarësimin e vendit, shtetformimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, por jo si ditë festive (ditë pushimi), kur në të gjitha vendet e BE-së 9 Maji është një ditë e zakonshme pune!

Nga momenti se institucionalistët tonë e shpallën 9 majin ditë feste zyrtare, zyrtarët evropian abuzuan me mirësjelljen tonë. Jo vetëm që nuk na respektuan aspak për këtë mirënjohje, u sjellën me injorancë të skajshme ndaj kosovarëve, thuajse ne jemi jashtëtokësorë në kontinentin evpropian.

Edhe pse jemi ndër vendet e para në rajonin e Ballkanit që e pranuam pa asnjë hezitim monetën e Bashkimit Evropina (Euro), edhe pse i respektuam dhe përfillëm të gjitha rekomandimet e BE-së për liberalizim të vizave, paguam edhe çmim tepër të lartë për këtë (iu falëm tokë fqinjëve tanë nën premtimin për liberalizim), mirëpo kjo ishte e pamjaftueshme për BE-në, që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë!

Kompromisi me Serbinë, pengesa kryesore për liberalizim të vizave

Edhe pse nuk e thonë zyrtarisht zyrtarët e BE-së, dialogu me Serbinë, respektivisht kompromisi (falje të tokës) që po kërkojnë nga ne për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, është i lidhur drejtëpërdrejt me liberalizimin e vizave!

Ky është kushti themeltarë pse qytetarët e Kosovës kanë mbetur të vetmit të izoluar në rajonin e Ballkanit perëndimorë. Evropianëve nuk po u bën përshtypje çasja jonë pro-evropiane, nuk po u bën përshtypje as festimi i “Ditës së Evropës, pasi ata vetë nuk e festojnë.

Vërehet qartë, se “Evropa Plakë” e ka vendosur ta shpërblejë edhe një herë Serbinë!

Prandaj, festimin e kësaj dite nga “jashtëtokësorët” e kontinentit evropian janë duke e përdorur si tallje dhe nënçmim ndaj nesh!

Kur e themë këtë e kam parasysh faktin se, në vendet e rajonit ka më shumë korrupsion dhe krim të organizuar sesa në Kosovë, ka më shumë kontrabandë me njerëz dhe lëndë narkotike sesa në Kosovë, ka më shumë informalitet fiskal dhe pasiguri qytetare sesa në Kosovë, por shtetasit e tyre lëvizin lirshëm drejtë BE-së dhe vendeve tjera transatlantike!

BE-ja mosnjohëse dhe e padrejtë ndaj shtetasve kosovarë

Përderisa të vazhdojnë padrejtësitë dhe mosnjohja e Kosovës nga BE-ja, përveqse nuk ka arsye, nuk ka as logjikë për festimin e mëtutjeshëm të 9 majit, të kësaj feste inekzistente në vendet e Bashkimit Evropian!

Meqë është kështu, ligjvënësit kosovarë (deputetët) e kanë për obligim qytetarë, që sa më parë të inicojnë nxjerrjen e një projektligji që e largon “Ditën e Evropës” nga festat zyrtare. Me largimin e 9 majit nga festat zyrtare ndihmohet sektori publik dhe privat në Kosovë, gjegjësisht evitohen humbjet enorme të ditëve të punës dhe orëve të mësimit nëpër shkolla, bashkë me këtë ngritet edhe vetëdija qytetare për respekt të ndërsjellë me të tjerët!
Prandaj, jo vetëm për deputetët, por për të gjithë politikanët pa dallim, pushtet dhe opozitë, “Ditën e Evropës” duhet ta kuptojnë si ditë repflektimi për kërksesën urgjente drejtuar Bashkimit Evropian për liberalizimin pa asnjë kusht të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi liria e shprehjes dhe lëvizja e lirë e qytetarëve janë themel i demokracisë dhe vlerë e civilizimit evropian!

Në fund shtrohet pyetja logjike, vazhdimi i festimit të 9 majit në Kosovë, kësaj feste inekzistente në vendet e Bashkimit Evropian, a është largëpamësi apo mangësi, injorancë apo mençuri e politikanëve tonë?!

Të ngjashme

Lajme

Berisha: Kurti nuk duhet të spekulojë me ato frazeologji se këtë e bëri Hashimi

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Lajme

Haradinaj reagon pasi Specialja dënoi Nasimin e Hysniun: Do i them pak fjalë…

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Lajme

Krasniqi për vizitat e Kurtit dhe Osmanit në ShBA: Ekskursione të panevojshme dhe të tejzgjatura

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Lajme

Musliu: Liri për Nasimin e Hysniun

nga Bota Press
18 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Kërcënimi me bombë në ‘Xhevdet Doda’ doli alarm i rrejshëm
  • Vajza bie në lumin “Bistrica” në Pejë, flet personi që e shpëtoi atë
  • Kërcënimi me bombë te “Xhevdet Doda”, zjarrfikësit hyjnë në objektin e shkollës
  • Ky është e-maili për kërcënim me bombë në gjimnazin ‘Xhevdet Doda’
  • Stoltenberg merr kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për aplikim në NATO: Moment kritik për sigurinë tonë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.