[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Floriana Garo puthje dhe kafshime erotike me ish banoren e Big Brother (Foto)



Edhe pse një rregull i pashkruar, dihet tashmë se në momentin që dikush bëhet personazh publik, jeta private apo ngjarje të të shkuarës mund të bëhen objekt diskutimi në media e rrjetet sociale, e një gjë e tillë nuk rezulton gjithnjë pozitive…

Ditët e sotme, faqe të ndryshme në rrjet kanë nisur një ‘fushatë’ të publikimit të fotove të personazheve të njohur shqiptarë në një periudhë kur ata ende nuk ishin të njohur.

Viktima e radhës është moderatorja Floriana Garo e cila deri më sot ka ruajtur një imazh të mirë e pa skandale në sytë e publikut, ama puthja dhe kafshimi pasionant me Ilda Gegën (e sjellë sërish në skenë) i ndryshon pak gjërat, shkruan Blitz.al.

Foto fillimisht ka dalë që në periudhën kur ish-banorja e “Big Brother” doli nga shtëpia, kohë kur Floriana nuk njihej, por sot mund të themi se është e kundërta, pasi është moderatorja ajo që ‘preket’.

Nga komentet e shkruara krah fotos kuptohet lehtë se komentuesit apo ndjekësit e saj kanë mbetur disi të zhgënjyer nga një pamje e tillë, të cilën deri më sot nuk e kishin imagjinuar për Florianën.

Gjithsesi, pavarësisht reagimit të parë të komentuesve, një fotografi e tillë nuk ka asgjë të keqe…fundja, për sa kohë të ketë pasion dhe dashuri aq më e bukur është një marrëdhënie… edhe mes shoqesh. /Shqiperiaime.al