[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Flora Suldashi vesh finalistet e “Miss Gjermania 2017”(Foto)



Stilistja shqiptare Flora Suldashi edhe këtë vit është përkujdesur për veshjet e brendshme të finalistëve të “Miss Gjermania 2017”. Kreacionet të cilat mbajnë emrin “Flora S” do të prezantohen në natën finale të spektaklit “Miss Germany 2017” e cila do të mbahet me 18 shkurt në Europark në Gjermani.

Në 90 vjetorin e këtij spektakli, kreatorja shqiptare bën pesë vite që bashkëpunon me “Miss Germany”. Kreacionet e saj të kostumeve të plazhit janë nga një material i shtrenjtë elastik dhe me dekolte i stolisur me kristale Swarovski.

“Për Flora S është privilegj të prezantoj kreacionet në një piste të madhe Gjermane. Kjo falë bashkëpunimit të shkëlqyer që Flora S., ka me korporatën 90 vjeçare të spektaklit “Miss Germany”, shprehet ajo për “Kosovaren”.

Në këtë garë marrin pjesë 21 vajza nga gjithë Gjermania, ndërsa këtë vit nuk merr pjesë asnjë vajzë shqiptare.

Flora S., është e njohur edhe për krijimin e njërit fustan të nusërisë së Princeshës Elia Zogu.

Ajo  është në përgatitje të koleksionit e ri të veshjeve për larje, e frymëzuar në shpirtin e kohës të cilin e ka titulluar në gjuhën gjermane “Zeitgeist”./Kosovarja/