Tri javë pas vrasjes së kandidatit për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, për herë të parë ka folur vëllai i tij, Armend Ademaj. Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Armend Ademaj thotë se vrasja e vëllait të tij u krye nga dora e një atentatori të mafisë politike dhe shumë tradhtarëve. Vrasjen e tij e quan krim politik.
Armend Ademaj thotë se Astrit Ademaj nuk u dorëzua para shantazheve dhe kërcēnimeve të vazhdueshme në betejën e tij elektorale.
Teksa shprehet tejet i pikëlluar për vdekjen e vëllait, Armend Ademaj thotë se do të kërkojnë drejtësi për të.
Postimi i plotë i Armend Ademaj publikohet me lejen tij:

Dy ish-bashkëpartiakët, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, dyshohet se u gjuajtën me armë mes vete, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse kryesisht në pjesën e gjoksit dhe barkut. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur dhe tani ndodhet në paraburgim.
Hetimet e para nxorën përfundimin së në vendin e ngjarjes u gjetën 18 gëzhoja plumbash.
“Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili poashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë”, ka njoftuar gjykata. /Gazeta Botapress/