Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Xhemajl Hasani nga NISMA, ka dalur të votoj për të parin e kësaj komune, shkruan Gazeta Botapress.info
Hasani i cili u bë viral me një deklaratë ku tha se kishte veturë ‘’modeste’’, duke treguar se ka një Ferrari në vlerë dhjetëra mijëra euro. Hasani sot nuk u tregua modest as kur foli se kush do festonte fitoren në këtë komunë, ai fitoren ia aitruboi vetes derisa tha se i pret qytetarët në shesh të votojnë.
‘’ Inkurajoj të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre, dhe neve na mbetet të përgatitemi për festën e fitores’’, tha Hasani.
Por ai u pyet edhe për veturën se ku e kishte lënë, pasi u pa duke ardhur në këmbë.
‘’ Taman jam modest qysh kam thënë, nuk muj me tregu ku e kam lënë veturën modeste’’ përfundoi Hasani./Botapress.info/