[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Flet bashkëshortja e Haradinajt për mbajtjen e tij në paraburgim (Video)



Botapress, 5 Janar

Gruaja e Ramush Haradinajt, Anita, ka reguar pas raportimeve që janë bërë se burri saj sot është paraburgosur. Anita në një pronocim për RTK ka thënë se deri më tash nuk ka njoftim zyrtar për këtë çështje. Ajo ka akuzuar institucionet e vendit për neglizhencë.

“Nuk di çka të them më tepër. Jemi duke e pritur një njoftim zyrtar. Kjo e ka kaluar çdo vijë të normales. Shteti i Kosovës është dashur të marrë masa, kjo është bërë e tepërt dhe ka kaluar në banalitet”, ka thënë Anita Haradinaj.

“Ne nuk kemi marrë ende asgjë zyrtare. Lajmin për paraburgimin e tij e morëm vetëm nga mediat ndërkombëtare.  Kemi marrë disa telefonata por ende nuk kemi konfirmim zyrtar për paraburgimin”, ka thënë ajo.

SHIKO VIDEON