Flet avokati i dajës që e rrahu logopedin Iljasa Fazliu pasi ia abuzoi mbesën 5 vjeçare

Pas raportimit të Gazetës Insajderi në lidhje me abuzimin e logopedit gjilanas, Iljasa Fazliu ndaj 5 vjeçares së mitur në ordinancën e tij AAR LOGO +. Insajderi ka kontaktuar me avokatin e dajës së vajzës që e rrahu doktorin, Arbër Spahiu.

Sipas avokatit Spahiu, prokuroria ka bërë kërkesën për masën e paraburgimit dhe daja i vajzës që siç mëson Insajderi është A.V dyshohet për vepren sulm ndaj personit zyrtar.

LEXO EDHE KETE

Dalin pamjet e rrahjes së mjekut pas keqtrajtimit të pacientes 5 vjeçare

‘E perfaqesoj me autorizim, unë dhe Vlora Kadriu. Kemi marre autorizim jemi në pritje të noftimit për mbajtjen e një seance. Prokuroria ka bërë kërkesë për masën e paraburgimit, është i dyshuar për vepren sulm ndaj personi zyrtar”, tha Spahiu për Insajderin.

I pyetur se deri në çfarë periudhe mund të dënohet logopedi, Spahiu tha se jo më shumë se një vit.

Gjithashtu, avokati tha se sulmi i familjarëve të vajzës nuk është relevant kundrejt veprimeve që ka marrë logopedi, pasi ata ishin në afekt pasi kishin parë xhirimet.

Insajderi do të iu mbaj të informuar./Botapress.info/

ngjashme