Botapress, 19 Gusht – Pakënaqësitë në radhët e votuesve dhe aktivistëve të Listës Guxo kanë nisur të shpërthejnë me të madhe. Pothuaja në të gjitha qendrat koordinuese ka pakënaqësi dhe pothuaja tërheqje totale nga kjo Listë, duke themeluar Lëvizje qytetare, rasti i Fereizajit apo duke u rikthyer në LDK, rasti i Istogut, shkruan Botapress.
Këtë pakënaqësi duket se e kanë vërejtur edhe vetë drejtuesit e lartë të Listës Guxo të cilët përkundër paralajmërimit se Lista Guxo do të kandidojë në së paku 5 komuna, në fund u pajtua me një kandidate për komunën e Dragashit dhe asgjë më shumë. Madje emrat e përfshirë të listës Guxo janë shkapërderdhur e shpërndarë në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje duke hequr dorë kështu edhe nga gara zgjedhore si subjektivitet i vecantë për zgjedhjet e 17 Tetorit.
Në një shkrim të djeshëm të botuar në Botapress, për gjendjen në Listën Guxo në prag të zgjedhjeve të 17 Tetorit, kordinatorja dhe adiministratorja e Zyrës së Listës Guxo në Pejë dhe një prej votuesve të saj në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka shpërthyer me zemërim kundër drejtuesve të Listës Guxo, Vjosa Osmanit, Donika Gërvallës, Faton Pecit e Haxhi Avdylit duke i quajtur mashtrues. Kjo ish-votuese e Listës Guxo ka treguar edhe për takimin e mbajtur në Dubovik më 1 qershor të këtij viti në të cilin takim përveç se shpërthyen pakënaqësitë e koordinatorëve të Listës Guxo, në takim e sipër Donika Gërvalla përceç se ka qarë u ka thënë atyre: S’ju kom lut asnjerin nga ju mem votu mu as Vjosen e as Fatonin!
Për më shumë ja komenti i ish-votueses së Listës Guxo postuar në Facebook të faqes së Botapress-it.
Sa per informim une isha pjes e Listes Famtome Guxo ne Peje si administratore e zyres dhe ju njoftoj se prej 14 shkurtit qe ka perfundu votimi mo kuj pergjigj as tel nuk jon me perjashtim te nje SMS per urim me nje Flm te lodht Faton Peci. Donika sju ka pergjigj askuj e as Vjosa megjithse Vjosës nuk ja kom uru fare.
Pas 14 shkurtit ndrydshuan gjërat, i murren votat iken u mbyllen per bashkpuntor per votus.Ishin kon te etura per pushtet. Të vetmen pergjigje prej Donikës: E kemi gjet llom Ministrin e po punojm me ndreq demek kta e knaqen. 70 ditë pritem per nje takim ne si Kordinator nivel Kosoves s’ka takim as kontakt heshtje. Me 15 maj inicuam ne grup te Kordinatorve per nje takim me mbajt, I njoftum ministra dhe Deputet te ksaj Liste Fantome as qe na u pergjigjen. Shkum në Prishtinë, zyret mbyll. U ulem ne nje lokal perball zyreve na kishin percjell dhe nuk vonoj sigurimi I Vjosa Osmanit na dergon nje SMS ne grup po thot: Donika javen e ardhshme takohemi ju njoftoj per vendin dhe oren! Ok e diskutum mes kolegve she ram takort po presim edhe 1 javë. Pritem s’ka takim as njoftim. Shkoi java rrejten. U aktivizum prap grupi Kordinatorve per nje takim tjeter dhe kur e kan pa se e kemi pernime reagon këshilltari Donikes prap ne grup me nje SMS po thotë: Donika me 1 qeshor takohemi ne Dubovik. O, k shkum ne Dubovik, kishin qit flija qaj rusi me na marr me t’mir po s’ju doli si kan mendu se aty shperthej paknaqesija e Kordinatorve. S’lan gjo pa ju than Donikes dhe Fatonit po as ata nuk na kursyn hiq veq si nuk na na perzun. Kulmi I krejt kto takimi ish kur Donika na thotë: S’ju kom lut asnjerin nga ju mem votu mu as Vjosen e as Fatonin , a ka naj punë qe ju dini me bo a pritjet spo ju len me punu me u taku me mu?Demek edhe ja nisi po qan, aktore e madhe. Tash kur ju dulen paknaqesitë edhe rrenat ne opinion e qiten Haxhi Avdylin me rren per kandidat ne Komuna e ne realitet s’kan kurgjo veq I kanë shti neper Lista te VV do qe nuk jon ngjarje hiq se neve qe na kan rrejt sju shitet mo kto nuk perfaqesojn mo askon veq sa me I rrejt VV.
Goc Peje, koordinatore e Listës Guxo në Pejë
PER ME SHUME FOTO NGA KY TAKIM KLIKO KETU