Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e Dardan Krivaqës, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18 vjeçaren, dy ditë më parë në Ferizaj, raporton Gazeta Blic.Në konfirmimin e policisë bëhet e ditur se Dardan Krivaqa është duke u shoqëruar për në stacionin policor.Përgjigjja e plotë nga Policia:
Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në FerizajDrejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se është arrestuar i dyshuari për ‘’Vrasje të rëndë’’.
Vrasja e rëndë, ka ndodhur me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) . Ai po shoqërohet në polici./Botapress/