Flamur Bytyçi, djali i veprimtarit dhe ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçit i vrarë në tetor të vitit 2002, ka vendosur të ecë gjurmëve të babait të tij. Flamuri i ka mbetur besnik LDK-së, filozofisë dhe partisë politike të babait të tij Ukës, prandaj garon për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit të këtij viti, për asamblenë komunale të Suharekës, shkruan Botapress.
Flamuri mban numrin 4 në listën e LDK-së.
Prezantimin e Flamur Bytycit e ka bërë Ardian Shala kandidat i LDK-së për kryetar te Suharekës.