[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Flamur Shala: Shpend, pse nuk po “i ndez” autobusët, çka po pret?



Po e pres kryetarin e Komunës z. Shpend Ahmeti që t’i funksionalizojë autobusët, sinqerisht, e të shkojmë bashkë (me autobus) në Gërmi, të pimë kafe, për një arsye: Nuk arriti, për katër vjet, të na qerasë me kafe. Nuk është në traditën e shqiptarëve, gjyshërve tanë, që i Zoti i shtëpisë të mos e japë asnjë “pikë uji” për njerëzit e shtëpisë, “të mirë e të këqij”. Kafen e ka prej meje! Ka kohë deri në shtator a tetor të këtij viti !!!
Rrugës për në Gërmi do të mund të ndaleshim në Shkollën e Mesme Elektroteknike “Gjin Gazulli”, të cilën e kam udhëhequr për 7 vjet me radhë, dikur. Do të ndaleshim për një arsye, që ta shohim një proceverbal të Këshillit të arsimtarëve (2004), ku ishte konstatuar se nxënësi (ja) e ka kaluar klasën (III) dhe ka vendosur po ashtu për të vazhduar në klasën vijuese (IV); Me Shpendin do ta shikonim me dy sytë tanë të vërtetën.
Pra e ftoj z. Ahmeti, që të hënën, së paku “një të hënë” të shkojmë bashkë në “Gjin Gazulli”, sepse zyrtarët e shkollës thonë se, sipas procesverbalit dhe vendimit të Këshillit, çdo gjë është në rregull. Mirë është ta shohim bashkë! Mirë është të mos porosisim diploma të tjera, po të porosisim “diploma nderi”, e që unë kam të tilla, për punën me dinjitet që e kam bërë dikur si drejtor i kësaj shkolle të mesme të lartë.
Arbërije Nagavcin nuk ka nevojë “ta pengojmë” kësaj radhe, sepse mund të jetë në Gjakovë, si “ushtruese” në përpjekje për ta rritur votën e vitit 2013, si kandidate për kryetare nga VV, përpjekje kjo që, me punën e saj në Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë, ta rrisë votën nga 2.81%në 3.81%. Nuk do të jetë rritje e madhe, edhe nëse beson se mund t’i shërbejnë insinuatat ndaj të tjerëve.
Votën në Gjakovë nuk ia rrisin as arsimtarët e punësuar në Prishtinë, me dhjetra e qindra sish, jo pak të ardhur nga listat sipas qendrave të LVV, të Komunave të Kosovës; Ajo nuk ka shumë dert për Prishtinën!
Votën në Gjakovë nuk ia rrisin konkurset pa adresë, përveç lëndës për konkurim, për pranimin e kuadrit mësimdhnës: kjo është shkelje drastike e Ligjit.
Votën në Gjakovë e as Shpendit në Prishtinë nuk ia sjelllin 9 vendimet e fundit të paligjshme për emërimet (zgjedhjen?) e drjetorëve dhe zv. drjetorëve, pa Certifikata programi për udhëheqje dhe menaxhim; a do të përgjigjen para ligjit për këto shkelje kaq të rënda ligjore, Shpendi dhe Arbëria?
Arbëria le të shkojë në “Gjin Gazulli”, së paku një herë, jashtë Ditës së Shkollës, le të shkojë të bisedojë për rregullsitë a parregullsitë.
Ndryshe, i vetmi organ kompetent për të marrë vendim për rregullsitë a parregullsitë përmajtësore në arsim është Inspekcioni i arsimit, që udhëhiqet nga MASHT.