[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fjalosje mes Thaçit dhe Nikoliqit në Bruksel – Thaçi ”shuplakë” Nikoliqit pak para takimit?!



Pas shumë zhvillimeve dhe provokimeve që Serbia bëri ndaj Kosovës për një kohë të shkurtër,  sonte në kryeqytetin evropian në Bruksel, priten të takohen udhëheqësit kryesor të të dyave shteteve, asaj të Kosovës dhe të Serbisë, raporton Gazeta NewBorn.

Ky takim përveç që do të jetë më i tensionuari, duket se do të jetë edhe më vështiri pas gjithë atyre takimeve që këta liderë kishin më parë.

Por tentimi i trenit serb me afishe nacionaliste dhe ofenduese ndaj shqiptarëve duket se nuk ka kaluar as sonte qetë. Kjo ka bërë që presidenti Hashim Thaçi të nervozohet me presidentin serb Tomislav Nikoliq, pak kohë para se dy palët të ulën për të biseduar.

Burime të Gazetës NewBorn, nga Brukseli tregojnë se mes Thaçit dhe Nikoliqit ka pasur një fjalosje jo të butë, kur presidenti Thaçi i drejtohet presidentit serb se ”Kosova është e pavarur, dhe se ëndrra serbe ka vdekur përgjithmonë”.

Por kjo fjalë ka tensionuar Nikoliqin dhe ky i fundit i nervozuar ka thënë se ai është heroi i serbëve ”Unë do të jem heroi i serbëve”, thuhet të ketë thënë Nikoliqi, tregojnë këto burime.