• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Fjalimi i Ismail Qemalit më 28 nëntor 1912

nga Bota Press
28 Nëntor, 2022
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare

Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur.

Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.

LEXO EDHE KETE

Mesazhi i fundit i Presidentit Ibrahim Rugova për 28 Nëntorin 

Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija.

Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni! Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Amatorët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).

Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.

Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.

Rroftë Flamuri!

Rroftë Shqipërija!

Dora e Zotit

Kush ka patur fatin të ndodhet atje e ta shikojë këtë sqenë të përmallshme, s’ mund ta harrojë kurrë. Na u duk sikur Dora e Zotit e këputi zinxhirin e skllavërisë; sikur u çel menjëherë rruga e një jete të re e të lumtur për popullin t’onë; sikur duallëm nga terri në dritën e bekuar të diellit; zemrat na u mbushën me gaz e me shpresë. Qysh të mos lindeshin këto ndjenja duke parë sqenën e prekëshme të vëllazërimit:

Myftiu i Dibrës Vehbiu q’u përfaqua me Ipeshkun e Durrësit Don Nikollë Kaçorin; orthodoksi beratas Bab Dud Karbunara mjekër-gjati që puthi në ballë katolikun shkodran Luigj Gurakuqin, bashkëpunëtori e dora e djathtë e Ismail Qemalit; Isa Buletini i Kosovës, me famë trimërie e në shumë kryengritje kundër Turqvet, që i puthi dorën Ismail Qemalit, beut të Vlorës; Murad Toptani nga Tirana, që ngriti flamurin në mes të Mbledhjes dhe këndonte Këngën e Flamurit, së bashku me përfaqësonjësit korçarë të Kolonisë së Bukureshtit q’e kishin prurë atë këngë nga Vllahia! Kush kishte parë ndonjëherë një pamje të tillë në Shqipëri? A mundej të mos mallëngjeheshim? A s’ishte për të derdhur lotë gëzimi? Një urim e një lutje pëshpëritte çdo buzë shqiptari: Falja, o Zot, tërë popullit tonë këtë vëllazërim për gjithmonë, që të munt të krijojë një jetë shtetërore të lirë e të lumtur.

Nga kujtimet e Dhimitër Beratit – “Ata që shpallën pavarësinë Kombëtare”, fq 203

Tags: FjalimiflamuriIsmajl Qemajli

Të ngjashme

Kosovë

Gazetari kosovar ndiqet me veturë e kërcënohet me armë në Leposaviq (VIDEO)

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

Ja çfarë simbolizon logoja e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

Nxorën të gjallë një fëmijë 2 vjeç në Turqi, FSK-ja thotë se po bëjnë përpjekje t’i shpëtojnë edhe nënën

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Lajme

Haradinaj: Kurti ka rrezikuar interesin nacional të vendit, duke mos u koordinuar me SHBA-në

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Gazetari kosovar ndiqet me veturë e kërcënohet me armë në Leposaviq (VIDEO)
  • Kriza s’i prek bankat: 140 milionë euro fitim i pastër gjatë vitit 2022
  • Ngjarja e dhimbshme për familjen Hasani nga Mitrovica, kjo është gruaja që vdiq në QKUK pasi tentoi t’i jap fund jetës
  • Shteti merr sërish në dorë çmimet e naftës, gjenden mospërshtatje me çmimet në botë
  • Ja çfarë simbolizon logoja e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.