[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fjalët e para të Obamës si ish-President (Foto)



Barack Obama ka bërë edhe postimin e parë në Twitter, tashmë në pozicionin e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tashmë llogaria e tij është rikthyer në @BarackObama pasi më herët përdorte @POTUS (President Of The United States).

“Përshëndetje të gjithëve! Rikthim në origjinal. A është ende kjo gjë? Michelle dhe unë jemi për një pushim të shpejtë, por do të kthehemi në punë”, ka shkruar Obama.

Obama i ka bashkangjitur edhe një video postimit ku shfaqet bashkë me ish Zonjën e Parë Michelle duke diskutuar për Obama Presidential Center në Çikago. Në video Obama e përshkruan qendër “më shumë se një librari apo muze”, duke thënë se do të jetë “një qëndër jetese dhe pune për qytetarët”./ Top Channel