[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fiton 1 milionë £ në moshën 17- vjeçare, bën padi: Më shkatërruan jetën



Ishte vetëm 17 vjeçe kur bleu një biletë lotarie dhe rezultoi fituese. Por tashmë që është 21 vjeç, Jane Park nuk ndihet aspak e kënaqur nga pasuria që fitoi katër vite më parë, duke paditur lotarinë se i “shkatërroi jetën”.

Në vitin 2013,ishte britanikja më e re, e cila fitoi 1 milion sterlina në lotarinë Euromillions, dhe eksperienca e saj, e bën që të kërkojë qe të ndalohet me ligj që të miturit të blejnë bileta lotarie.

Motivi kryesor sipas saj është stresi i akumuluar pas fitores dhe lodhja që ajo t’i gjejë një kuptim jetës.

Ajo ribëri gjinjtë, mori  një qen chihuahua, bleu dy shtëpi, por gjithë këto nuk e bënë të lumtur.

“Njerëzit më shohin dhe mendojnë, se duan të kenë një jetë si e imja dhe duan paratë e mia. Por nuk e kuptojnë stresin tim. Kam gjëra materiale, por përveç kësaj jeta ime është bosh. Kush është qëllimi im në jetë?”, thotë ajo.

Në momentin e fitores, Jane punonte me 8 paund në orë dhe jetonte me nënën e saj në një apartament të vogël.

Kur fitoi lotarinë, kompania i propozoi një këshilltar për të administruar paratë, por e reja nuk ndihet e kënaqur.

“Kam lexuar se fitues të tjerë të lotarisë kanë kaluar këto gjëra si unë. Konsulenti më fliste për investime, por unë nuk e kisha idenë çfarë ishte, nuk ndihesha mirë”, tregon ajo.