Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka akuzuar ish-partinë e tij se po bezdis qytetarët në mënyra joligjore duke i telefonuar për të konfirmuar nëse kanë votuar.
Ai ka thënë se është telefonuar nga një numër i panjohur, të cilin e ka bërë publik në Facebook, ndërsa ka thënë se në momentin që personi ka kuptuar se me kë është duke folur, e ka ofenduar rëndë në telefon.
Ismaili ka deklaruar se është e qartë që Lëvizja Vetëvendosje po i bën këto telefonata.
Në fund, ai ka ftuar Policinë e Kosovës që të hetojë numrin i cili e ka telefonuar.
Postimi i plotë i Ismailit: