[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fisnik Ismaili paralajmëron Arbana Xharrën: Kujdes nga i “rrezikshmi” Berat Buzhala



Botapress, 21 Prill

Pas kërcënimit me jetë të Berat Buzhalës, Arbana Xharra me një postim në Facebook i ka dalë në “mbrojtje” kolegut të tij por sic duket kjo i ka penguar deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, shkruan Botapress.

Fisnik Ismaili me një postim në Facebook ka thënë që Arbana Xhara po i del në krah shpifjeve të Berat Buzhalës por duhet të ketë kujdes nga ky i fundit pasi sipas Ismailit është shumë i rrezikshëm dhe mund të i;a prish reputacionin e saj. /Botapres.info

 

Ky është postimi i plotë i Fisnik Ismaili:

 

Arbana, krejt e dijmë që e ki dost Boratin. Pini kafe çdo ditë. Tuj u mundue me i dalë krah shpifjeve të tij (edhe je e vetmja gazetare që i del shpesh krah, kur ky shpifë), veç çka je tuj e humbë edhe qat pak kredibilitet që të ka mbetë.

Kur tu kërrcënuen ty, të dola në mbrojtje, se nime besova se debillat kanë ardhë me ta fëlliqë murin para derës së shtëpisë. Ama të thashë se përkrahjen e krejtve e ke, përderisa vazhdon ME PUNUE DREJT. E tybe, me i përkrahë foret e Boratit, ma shtrembtë nuk ka ku shkon.

Ti Boratin gazetar të mirë s’un e ban, e ai ty mundet me ta fëlliqë reputacionin brenda ditës. Ruju, se ma i rrezikshëm se krejt kërrcënuesit është ky.