[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Finlanda vazhdon ta mbështesë Kosovën



Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki.

“Sot takova Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki ku diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fusha të interesit të përbashkët dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën”.

” Reflektuam edhe për tema të rëndësishme dhe ngjarjet e fundit në rajon”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.