[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Filmi ‘Më e bukur se pranvera’ fiton në Bacelonë



Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Më e bukur se pranvera’ (More Beautiful than the Spring) me skenar dhe regji të Lorena Sopit, ka fituar Çmimin e filmit më të mirë romantik në STAR FILM FESTIVAL. i cili ka përfunduar në Barcelonë. Me rastin e ndarjes së çmimeve, në fjalën e jurisë, ndër të tjera thuhet: ” Filmi ‘Më e bukur se pranvera’ është një shtjellim inteligjent dhe romantik. Performanca shumë të mira të karaktereve, duke u thelluar në mënyrë perfekte në personazhe. Situata anormale, të çuditshme të cilat e mbajnë spektatorin ne pritje, duke dëshmuar një histori romantike shumë të ndryshme nga ato të zakonshmet. Regji perfekte ne planin artistik dhe atë teknik. Planet dhe kuadrot e krijuara me shumë stil.” Në këtë festival, Kosova kishte në garë edhe filmin ‘Schauerfilm’, kurse Shqipëria filmin ‘The Van’ të Erenik Beqirit, film i cili vitin e kaluar ishte pjese e programit zyrtar te Festivalit të Cannes. Filmi ‘The Van’ në këtë edicion, ka fituar Çmimin për aktorin më të mirë. (Best Actor).

Filmi ‘Më e bukur se pranvera’ është rrëfim mbi Lindën, një grua e re, e martuar dhe e lumtur. Ajo ndiqet nga një burrë i panjohur dhe misterioz i cili e komplimenton me fraza të çuditshme dashurie të cilat i dëgjon shpesh nga burri i saj. Kur Linda, i jep numrin e saj të telefonit burrit të panjohuri, ai i dërgon asaj një video ku burri i saj shihet duke flirtuar me një gruan të huaji. Papritmas jeta e Lindës ndryshon tërësisht.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët e nohur May-Linda Kosumovic, Agron Shala, Fidan Jupolli dhe Beslidhje Bytyqi. Drejtor i fotografisë është Besnik Hasolli, Montazhier Nexhmi Mehmeti, Mjeshtre zëri Beslidhje Bytyqi, Skenograf Uran Duli, Producente Lorena Sopi, Prodhoj: AS Film Production nga Prishtina.

Me rastin e shfaqjes së dy filmave nga Kosova, drejtori i festivalit ka zhvilluar nje interviste te gjate me Lorena Sopin, e cila është edituar në platformën e festivaleve të Barcelonës. Më poshtë, po bashkangjesim linkun:

https://teknochatfestivales.foroactivo.com/t50-lorena-sopi