Në gjithë territorin e Kosovës, qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendet komunale. Por, këtë ditë më parë e ka bërë edhe diaspora.
Derisa qytetarët në Kosovë po votojnë, votat e mërgimtarëve tashmë kanë filluar të verifikohen. Këtë për lajmi.net e ka bërë ditur Arbnor Mjeku nga organizata “GERMIN”.
Ai në një pronocim për lajmi.net ka thënë se do të verifikohen mbi 5 mijë e 600 zarfe me vota, derisa ka theksuar se partitë politke nuk kanë dërguar vëzhgues të këtij procesi.
“Sot ka filluar verifikimi i votave nga jashtë. Organizata ‘GERMIN’ është e vetmja që po monitoron këtë proces deri më tani. Kjo vlen të theksohet pasi që asnjë parti nuk ka dërguar vëzhguesit e tyre. Do të verifikohen 5649 zarfa me fletëvotime. Pritet që brenda 3-4 ditëve të perfundoj i gjithë procesi i verifikimit”, ka thënë ai.
Në zgjedhjet lokale të sotme në garë për kryetarë komunash janë 166 kandidatë, në 38 komuna të vendit. /Botapress.info/