[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fillon vala e parë e dëbimeve të emigrantëve nga Amerika



Autoritetet amerikane kanë arrestuar dhe dëbuar qindra immigrantë pa dokumente, gjatë një operacioni të konsideruar si një kontroll rutinë, por që ka krijuar panik të madh në gjirin e imigrantëve në të gjithë vendin.

Efektivët e Agjencisë federale të specializuar për dëbimin e imigrantëve kishin në shenjestër disa vatra imigrantësh të paligjshëm në Los Angeles, New York, Chicago, Austin dhe shumë qytete të tjera.

“Objektivat e këtyre operacioneve nuk ndryshojnë shumë nga arrestimet rutinë që kryhen çdo ditë nga ekipet që merren me ndjekjen e personave të shpallur në kërkim”, deklaroi një zëdhënës i kesaj agjencie.

Në një dekret të firmosur me 25 janar 2017, presidenti Donald Trump i ka dhënë përparësi dëbimit të imigrantëve klandestinë të përfshirë në çështje kriminale dhe të akuzuar për krime.