• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Fillon testi PISA, rezultatet në dhjetor 2023

nga Bota Press
5 Maj, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Rreth 7 mijë nxënës, nga sot e deri më 20 maj, i nënshtrohen Testit Pisa. E rezultatet përfundimtare pritet të dalin në dhjetor të vitit 2023. Testi i sivjetmë ishte paraparë të mbahej në vitin 2021, por është shtyrë për shkak të pandemisë.

Dy nxënëset e shkollës se mesme te mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, Adea Jashari e Emira Ejupi janë në mesin e shumë nxënësve të përzgjedhur për testin PISA. Ndonëse thonë se janë të përgatitura mjaft mirë, ato thanë se është sfidues një test i tillë, por që presin rezultate të mira.

“Normalisht është pak sfidues për çka ne si nxënës të Republikës së Kosovës presim që gjithmonë e më shumë ta ngrehim shtetin tonë në nivele sa më të larta dhe ndenje si përgjegjësi tonën që me ngrit shtetin tonë”, thotë Emira Ejupi, nxënëse në SHMM “Ali Sokoli”.

Edhe Adea Jashari, nxënëse në SHMM “Ali Sokoli”, thotë se janë të informuar për testin PISA.

“Na kanë njoftuar profesoresha e teknologjisë edhe na ka tregu paraprakisht edhe do testet potenciale, që na e kemi përgatitë dhe kemi ushtruar në shkollën tonë. Presim rezultate të mira”, thotë ajo për RTK-në.

Edhe koordinatorët e përcaktuar për mbarëvajtjen e Testit Pisa, theksojnë se janë bërë përgatitjet e nevojshme për testimin e nesërm i cili do të jetë online.

“Për me pas një rezultat më të lartë, nxënësit janë informuar në mënyra të ndryshme nga ana ime, përmes platformës, kemi organizuar teste potenciale të cilët na i kanë dërguar koodinatorit, janë përgatit nxënësit se si do të jetë mënyra e testimit me qenë se testi do të jetë online dhe kanë me qenë para kompjuterit”, thotë Natyra Berisha, Koordinatore e Testit Pisa në SHMM “Ali Sokoli”.

Rreth shtatë mijë nxënës të moshës 15 vjeç do t’i nënshtrohen testit pisa. Ministria e Arsimit thotë se për këtë test, janë përzgjedhur 237 shkolla në nivel vendi.

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit shprehin vështirësitë që mund të këtë ky vlerësim, marrë parasysh dy vitet e pandemisë .

“Dy vite të pandemisë ka pasur çrregullime të jashtëzakonshme në gjithë sistemin e arsimit. Mos pjesëmarrja fizike e nxënësve ka bërë të vetën po ashtu mësimi online deri diku nuk ka arritur të përmbush pritshmërit e gjithë mësimdhënësve, drejtorëve te shkollave po edhe vet ministrisë. Megjithatë, këtu testohen nxënës që kanë punuar për arritjet e tyre gjatë 9 viteve të shkollimit”,thotë Ilirana Pylla, Këshilltare për media në MASHT.

Nxënësit do të testohen në fushën e Leximit, matematikës dhe shkencave. Nxënësit në fillim do ta plotësojnë testin që është i ndarë në dy pjesë, dy herë nga 60 minuta dhe në fund një pyetësor që zgjat rreth 35 minuta. / Botapress.info/

Të ngjashme

Lajme

Infermierët ankohen se rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkuan për ekskursion në Shqipëri

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Lajme

Mësimdhënësit kërkojnë 100 euro shtesë për çdo muaj

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Kosovë

Thyhet rekordi: Dogana mbledhë mbi 500 milionë euro

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Lajme

Kuvendi “harron” fëmijët e vrarë në luftë dhe personat e zhdukur

nga Bota Press
20 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Infermierët ankohen se rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkuan për ekskursion në Shqipëri
  • Mësimdhënësit kërkojnë 100 euro shtesë për çdo muaj
  • Thyhet rekordi: Dogana mbledhë mbi 500 milionë euro
  • Kuvendi “harron” fëmijët e vrarë në luftë dhe personat e zhdukur
  • Shokuese: Efektivi i policisë qëllon me armë një 13-vjeçar, dalin detajet e rënda

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.