Ka nisur Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se “samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësinë rajonale të planit ekonomik dhe të investimeve”.
“Pjesëmarrja juaj në këtë samit të gjashtëses së Ballkanit Perëndimor në Tiranë është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësinë rajonale të zbatimit të planit ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe tregut të përbashkët rajonal. I jam shumë mirënjohës posaçërisht Komisionerit të Bashkimit Evropian që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do të na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomikisht në një epokë post pandemike, të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike, të na ndihmojë e të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme e të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër dhe digjital të ekonomive tona”, deklaroi Rama.
Kryeministri Rama është pritësi i Samitit, i cili një vit më parë u mbajt online për shkak të pandemisë ndërkohë që këtë vit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, në Tiranë, dhe po bashkëdrejtohet nga Varheyli.
Kosova përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti, Maqedonia e Veriut nga kryeministri, Zoran Zaev, Mali i Zi nga presidenti, Milo Dukanoviç, Bosnje Hercegovina nga kryetari i Këshillit të Ministrave, Denis Zvizdiç dhe Serbia nga kryeministrja, Ana Brnabiç./Botapress/