Ka filluar protesta kundër dhunës ndaj vajzave e thirurr nga ora 12:00.Në këtë protestë po kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit, Kujtim Munishi.
Kërkesat e tyre:
1. Legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray);
2. Shkarkim të gjykatësve që kanë dhënë dënime nën minimalen e lejuar me ligj dhe që kanë zbutur dënimet nën minimumin kohëzgjatjes së dënimit për dhuniminpër rastet e dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave;
3. Shkarkim të zyrtarëve policorë dhe prokurorëve për neglizhimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore ndaj grave;
4. Krijimin e mekanizmave efektivë të cilat e trajtojnë me dinjitet të mbijetuarave të dhunës seksuale;
5. Futjen e lëndës së edukatës seksuale në shkolla
Nëse Qeveria nuk na përgjigjet dhe ne nuk marrim garancion për sigurinë tonë, rezistenca jonë veç sa do të radikalizohet. Ne nuk do të lejojmë që asnjë vajzë e grua të jetojë nën dhunë e frikë./Botapress.info/