[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fillon ndërtimi i ‘murit të ri’ në veri të Mitrovicës



Kanë filluar punimet në sheshin “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës për të ndërtuar të ashtuquajturën “strukturë betoni”.

 Ndërtimi i kësaj “strukture betoni” ka ardhur pas marrëveshjes për rrëzimin e murit të ndërtuar nga serbët në dhjetor të vitit të kaluar.

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, një ditë më parë kishte paralajmëruar se të martën, më 7 shkurt, do të fillojë ndërtimi i, siç ka thënë, “një strukture betoni mbështetëse dhe të fortë në lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash” që, sipas tij, do të “garantojë sigurinë për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së veriut”.