[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fillojnë seancat e hapura për ”Grupin e Kumanovës”



Edhe sot qyteti i Shkupit duket si në gjendje lufte për shkak të pranisë së madhe të forcave policore, si rezultat i mbajtjes së seancave për ”Grupin e Kumanovës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Një numër seancash deri tani janë mbajtur me dyer të mbyllura, ndërkaq tani e tutje seancat do të jenë të hapura për opinionin. Në seancën e sotme duhet të dëshmojnë dy dëshmitarë të Prokurorisë.

Pastaj, mbrojtja do të prezantojë dëshmitë e saj. Përndryshe, për ”Lagjen e Trimave” janë të akuzuar 37 presona.