[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fillojnë procedurat për zgjerimin e rrugës rajonale R107, segmenti hyrja në qytetin e Prizrenit



 

Është publikuar tenderi për realizimin e projektit infrastruktutor të financuara nga Ministria e Infrastrukturës me anë të një kredie të dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

 

 

 

Me anë të kësaj kredie, do të financohet zgjerimi i rrugës rajonale R 107, segmenti hyrja në qytetin e Prizrenit me gjatësi prej 3 kilometrash.

 

 

 

Në kuadër të bashkëpunimit me BERZH, në procedurë janë edhe projektet për zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Ferizajit me gjatësi prej 5.6 kilometrash, zgjerimin e rrugës nacionale N 25.2, segmenti hyrja në qytetin e Gjilanit me gjatësi prej 3 kilometrash dhe rehabilitimi i rrugës nacionale N 25.3, segmenti Kllokot – Gjilan me një gjatësi prej 11 kilometrash./Botapress.info /

 

 

Realizimi i këtyre projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, duke ndikuar në rritjen e mirëqenies shoqërore, infrastrukturë moderne, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kualitet më të lartë jetësor dhe rritje të sigurisë rrugore.