Do të ketë ndalimqarkullimi për mjetet motorike dhe qytetarët në rrugën “Dr.Shpëtim Robaj” që nga hyrja në parkun Gërmia (te laura) e deri në kryqëzimin e rrugës me fshatin Butovc.
Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit.
Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që të shfrytëzohen rrugët tjera nga qytetaret që mësyjnë Butovcin (rrugën nëpër Kolovicë) ose pjesën e epërme të Gërmisë (rrugën nga Matiqani)./Botapress.info/