[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Figo: Ja kush mund ta fitojë Ligën e Kampionëve



 

Figo beson se Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Legjenda e Real Madridit, Figo, beson se Juventusi ka aftësi për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, megjithëse sipas tij nuk ka favorit në këtë fazë të kësaj gare.

 

“Kur të arrini në gjysmëfinale, nuk ka asnjë favoritë”, tha fillimisht Figo për “Gazzetta dello Sport”.

 

“Megjithatë, unë besoj se klubet që janë më të vjetra fitojnë – sidomos në Ligën e Kampionëve.  – se historia dhe tradita për ata që kanë fituar më shumë mbizotëron në fund, por në dy ndeshje çdo gjë mund të ndodhë”, shtoi ai.

 

“Fakti që Juve është në gjysmëfinale do të thotë se ata janë të fortë, veçanërisht për shkak se kanë eliminuar Barcelonën dhe ekipet e tjera të forta, se ata janë rritur dhe kanë një shans për të fituar Ligën e Kampionëve”, përfundoi portugezi.

 

Juventusi do të përballet në gjysmëfinale me Monacon, derisa Real Madridi me Atletico Madridin. Ndeshjet e para zhvillohen javën e ardhshëm.