[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

FFK organizon turne për femra në futboll të vogël me rastin e festës së pavarësisë



Për nder të 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Federata e Futbollit e Kosovës 
më 15 shkurt do të organizojë një turne në futboll të vogël në konkurrencën e femrave 
me grup moshën 16 vjeçare. Në këtë turne do të marrin pjesë 11 ekipe dhe sipas znj. 
Vjollcë Krasniqi, anëtare e KE të FFK-së dhe kryetare e Komisionit për futbollin e 
femrave, veç karakterit festues,  ky turne do të jetë edhe si një parapërgatitje për fillimin 
e Ligës së femrave për këtë grup-moshë në Kampionatin e ardhshëm. 
 
Turneu do të mbahet më 15 shkurt në fushat e futbollit “Princi” në Arbëri dhe hapja 
solemne do të bëhet në orën 10.00, ndërsa pas kësaj do të nisin garat me sistem 
eliminimi.