Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se kompania “Ferronikeli” e ka ndërprerë punën përkohësisht, raporton Botapress.info
Sipas Lladrovcit, arsye për këtë është kriza energjetike në Evropë dhe ngritja e vropë dhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale.
Ai e ka cilësuar këtë si lajm tepër të dhimbshëm.
“Pas takimit me menaxherin kryesor të kompanisë së Feronikelit, z. Genc Beribashi, me keqardhje u informova se për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për katër herë në tregjet globale, ndërpritet përkohësisht puna në këtë kompani.
Situata e ndërprerjes së punës Feronikelit deri në gjetjen e zgjidhjes, për neve si pushtet lokal është lajm tepër i dhimbshëm, për situatën që do të krijohet për punëtorët dhe familjet e tyre”, ka thënë Lladrovci./Botapress.info/