Fero lirohet nga paraburgimi, “Pala e dëmtuar ia ka falë”

Reperi i njohur Fero, është liruar nga paraburgimi nga Gjykata e Gjilanit. Për Gazetën e ka konfirmuar avokati i Feros, Ilir Shaqiri.

“Iu ka shkëput masa e paraburgimit, dhe sot lirohet. Pasi është mbajtur seanca fillestare, e ka pranuar fajësinë, iu ka ndërprerë masa e paraburgimit, ndërsa gjykimi për dënim do të mbahet pas disa ditësh”, ka thënë Shaqiri.

“Atij i vjen keq, e kanë arrit marrëveshjen me familjen, i vjen keq për rastin dhe pala e dëmtuar ia ka falë. Gjithçka është në rregull”, tha më tutje ai./Botapress.info/

ngjashme