• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ferizajasi, personi i parë në botë që ngjitet në Mont Blanc me një veshkë

nga Bota Press
5 Gusht, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Edhe pse me një veshkë kosovari Besnik Reka, ka arritur me sukses të ngjitet në majën më të lartë të Evropës Perëndimore, Mont Blanc, që gjendet në Francë. Ngjitjet në këtë mal alpin janë të vështira dhe deri tani asnjë alpinist në botë nuk ka arritur ta bëjë me mungesë të një veshke.

Besnik Reka nga Ferizaj, përmes statusit të tij në rrjeti social Facebook ka njoftuar se ka arritur me sukses të ngjitet në majën më të lartë në Evropën Perëndimore, Mont Blanc.

Reka, para kësaj ngjitjeje është raportuar se synon të arrijë Mont Blancun, dhe të hyjë në librin e rekordeve të Guinness, si personi i parë në botë që arrin të ngjitet në këtë mal, e i cili ka vetëm një veshkë.

Për suksesin e tij, ka shkruar edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, duke thënë se Reka, edhepse me një veshkë e nën këtë moto, duke synuar librin Guinness.

“Ferizajasi Besnik Reka, edhepse me një veshkë e nën këtë moto, duke synuar librin Guinness, bashkë me ferizajasin pasionant Hasan Hetemi nisen sot në udhëtimin e tyre, për të arritur një nga majat më të larta e më të rrezikshme, majën 4807 metra të Mont Blanc në Francë. Të dy i prita në zyrën time, për t’i përgëzuar por edhe ofruar mbështetjen tonë, për pasionin e sukseset e tyre që na bëjnë krenarë si shoqëri.”, ka shkruar Aliu para ngjitjes së Besnik Rekës në rrjetin social Facebook.

Kurse, më datë 3 gusht, grupi i alpinistëve nga Kosova, bashkë me Besnik Rekën, arritën me sukses ngjitjen në malin Mont Blanc.

 

Tags: BoteFerizajasimaja

Të ngjashme

Kosovë

Ja çfarë simbolizon logoja e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

Nxorën të gjallë një fëmijë 2 vjeç në Turqi, FSK-ja thotë se po bëjnë përpjekje t’i shpëtojnë edhe nënën

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Lajme

Haradinaj: Kurti ka rrezikuar interesin nacional të vendit, duke mos u koordinuar me SHBA-në

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

Bislimi ‘konfrontohet’ me media: Më shumë po ju intereson Asociacioni se Pavarësia

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Ngjarja e dhimbshme për familjen Hasani nga Mitrovica, kjo është gruaja që vdiq në QKUK pasi tentoi t’i jap fund jetës
  • Shteti merr sërish në dorë çmimet e naftës, gjenden mospërshtatje me çmimet në botë
  • Ja çfarë simbolizon logoja e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës
  • Kuvendi i Kosovës nesër do të ketë mjaft punë, shumë ligje janë në rend të ditës që të votohen
  • Nxorën të gjallë një fëmijë 2 vjeç në Turqi, FSK-ja thotë se po bëjnë përpjekje t’i shpëtojnë edhe nënën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.