[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ferizaj: Vështirësi në qarkullim, por rrugët të kalueshme



Në orët e mbrëmjes, zyrtarë nga shtabi i gatishmërisë, kanë vizituar edhe një herë rrugët e Ferizajt dhe të disa fshatrave përreth, për të parë gjendjen e trafikut, pas reshjeve të pandërprera të borës, gjatë dy ditëve të fundit. Udhëheqësi ishtabit dhe kryetar i komunës, Muharrem Svarqa, qëndroi në Talinoc të Muhaxherëve, së bashku me komandantin e stacionit të policisë së Ferizajt Qazim Reka.

Kryetari Svarqa tha se gjendja në terren tregon se situata është më e mirë se në mëngjes dhe po punohet që rrugët të jenë të kalueshme në tërë territorin e komunës së Ferizajt, pjesa më e madhe e të cilave janë hapur gjatë ditës për qarkullim, falë angazhimit maksimal të komunës, shërbimeve publike, shtabit të emergjencës, të cilat e kanë ngritur shkallën e gatishmërisë, por sidomos kompanive ndërtimore, të cilat i janë përgjigjur ftesës për t’u mobilizuar në këtë ditë të vështirë.

Kryetari i Ferizajt bëri të ditur se shtabi do të kujdestarojë pandëprerë, derisa gjendja të stabilizohet plotësisht. Ndërsa komandanti i stacionit policor, Qazim Reka tha se gjatë ditës, përkundër vështirësive në qarkullimin e automjeteve, nuk janë shënuar aksidente serioze.

 

15941722_1855399671142712_1230133867_n15909905_1855399664476046_1001635645_n