Me deklaratat nëpër debate televizive e postimet në Facebook, Xhemajl Hasani i Nismës Socialdemokrate është kthyer në fenomenin e këtyre zgjedhjeve. E fundit ishte ajo me veturën “modeste, Ferrari”. Ai poston vazhdimisht në rrjete sociale, ku e zë punë të kryer fitoren e tij në Podujevë dhe pretendon se i ka fituar edhe të gjitha debatet ku ka dalë.
Kandidati i Nismës Socialdemokrate për Komunën e Podujevës, Xhemajl Hasani, është i bindur së do të jetë fitues në zgjedhjet e tetorit. Duket se fushata për të është hajgare.
Ende pa u mbajtur zgjedhjet, ai e ka publikuar edhe agjendën e tij për atë ditë. Në detaje ka planifikuar se çfarë do të bëjë të dielën e 17 tetorit pas orës 19:00 dhe ditëve të tjera, deri në marrjen e detyrës. I ka caktuar edhe minutat që do t’i kalojë me kundërkandidatët e tjerë.
Në debate thotë se po merr pjesë vetëm për t’u solidarizuar me kundërkandidatët, meqenëse programi i tij është “përqafuar” nga qytetarët e Podujevës.
Ka raste edhe kur shkon pa program në emisione.
Pavarësisht kësaj, në secilin debat e sheh veten si fitues.
I sugjeron kandidatët e tjerë që të mos japin premtime, meqenëse s’do t’iu bie të qeverisin në tetë vitet e ardhshme.
Për Hasanin është e pakuptueshme se pse kundërkandidatët po luftojnë aq shumë për vendin e dytë.
Nuk e përjashton as mundësinë që ndonjërin ta bëj nënkryetar.
Për të tjerët premton drejtori. I sugjeron të fillojnë të mendojnë se ku e gjejnë veten më shumë.
Më në qejf prej tyre duket se e ka atë të LDK’së, Ekrem Hysenin. Madje, edhe e pyet për miratim nëse ka folur mirë nëpër debate.
E atë të Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqin, edhe e thumbon kohë pas kohe.
Ka raste edhe kur i akuzon edhe se po ia kopjojnë programin.
Ndonjëherë ironizon edhe me kandidatët për komuna të tjera.
Ua “kopjon” edhe slloganet.
Ai nuk heziton të flas as për jetën “modeste” që bën. Mbrëmë ka treguar se ka një veturë modeste “Ferrari” që kushton 70-80 mijë euro.
Prej reperëve duket se të preferuar e ka Feron. Nga takimet me reperin duket se i kanë mbetur në mendje edhe disa fjalë të tij.
Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. “Podujeva i ka 6 mundësi për të zgjedhur, ama veç njëri bëhet kryetar”./Botapress.info/