Një fotografi e cila po qarkullon së fundi në rrjetet sociale ku disa nxënës po mbanin në duar fotografinë e presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka nxitur reagime të shumta.
Ky veprim është vlerësuar edhe si keqpërdorim i fëmijëve.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe gazetari dhe analisti, Halil Maloshi.
Ai madje tha se duhet thënë ndal abuzimit politik të fëmijëve.
Lidhur me këtë reagoi edhe analisti Imer Mushkolaj.
“Vepra e një mësuesi tjetër në kulmin e budallakisë”, shkroi ndër të tjerash Mushkolaj./Botapress.info