‘Fëmijë kanë lëndime të rënda” – Mjeku i emergjencës tregon detaje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Podujevë-Prishtinë, ku si pasojë të vdekur kanë mbetur një 36 vjeçar dhe një 35 vjeçare kurse dy fëmijë janë lënduar. Çifti është nga komuna e Malishevës përkatësisht nga fshati Jançisht, të njëjtit ishin nisur për pushime në Kosovë nga Sllovenia.

Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati ka thënë për Gazetën se njëri nga fëmijët që ka mbetur i lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa tjetri i lënduar lehtë.

“Dy qytetarë nga Komuna e Malishevës e kanë humbur jetën në një aksident trafiku. Njëri nga fëmijët është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tjetri është i lënduar lehtë.  Komuna e Malishevës është e kapluar me pikëllim dhe dhimbje të madhe për humbjen e tyre. I shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe gjithë qytetarëve”, ka thënë Kastrati.

LEXO EDHE KETE

Dy të vdekurit në Podujevë mërgimtarë nga Malisheva, edhe një fëmijë në gjendje të rëndë

Gazeta ka kontaktuar mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, i cili tha gjendja e fëmijëve është stabile por kanë lëndime të rënda.

LEXO EDHE KETE

E dhimbshme: Ky është mërgimtari që humbi jetën në aksident

Syla shtoi se deri tani anë kryer disa ekzaminime mjekësore të cilat kanë qenë të nevojshme.

“Që të dy janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente. Janë kryer disa ekzaminime mjekësore të cilat kanë qenë të nevojshme dhe për momentin gjendja e tyre është stabile, mirëpo kanë lëndime të rënda”, tha Syla./Botapress.info/

LEXO EDHE KETE

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur, ka dhe fëmijë të lënduar

ngjashme