Një fëmijë 2 vjeç ka rrezikuar seriozisht jetën në lagjen Kayasehir të Stambollit. Vogëlushi doli në parvazin e dritares së apartamentit në katet e larta ta pallatit duke lëvizur për minuta të tëra aty.
Kjo ka tërhequr vëmendjen e komshinjve, ku një pjesë kanë nxjerrë celularin për të filmuar, të tjerë i thërrisnin që të futej brenda, ndërsa nuk dihet nëse kishte njeri brenda në shtëpi.
Për fat të mirë, vogëlushi hyri brenda dhomës pas disa minutash duke shmangur një tragjedi.