Federata Evropiane e Gazetarëve i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndal fushatën kundër gazetarëve në Kosovë. Këtë reagim e ka bërë Ricardo Gutierrez, i cili mban edhe pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Evropiane të Gazetarëve.
“Federata Evropiane e Gazetarëve i bën thirrje partisë politike Lëvizja Vetëvendosje që të ndaloj së shqetësuari gazetarët në Kosovë”, ka shkruar Gutierrez.
Këtë thirrje të Federatës Evropiane të Gazetarëve, Gutierrez, e ka bërë pasi gazetari, Berat Buzhala, ka bërë publike kampanjën e egër të përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje në rrjete sociale.
The @EFJEUROPE calls on Vetëvendosje! (LVV) political party to stop harassing journalists in #Kosovo https://t.co/Y3Hn9TN7HP
— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) June 18, 2021