[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Faton R. Fetahu:Rini e udhekryqit!!



Në Kosovë rinia paraqet grup moshën më të madhe të popullsisë, mbi 35% moshës 15-24 vjeçare dhe mbi 65% nën moshën 30 vjeçare. Kjo grup moshë konsiderohet njëra prej pasurive më të mëdha që ka vendi ynë. Ka ende mjaft sfida të mëdha të cilat pengojnë zhvillimin e mëtejmë të rinisë në Kosovë. Ajo përballet me papunësi të lartë dhe me ikje masive nëpër vende të ndryshme të botës, disa duke u maltretuar në kampet e Evropës e disa të tjerë duke u rreshtuar në luftërat që asnjëherë nuk e kuptuan arsyen e flijimit të tyre. Të gjitha këto po ndodhin shkak i gjendjes së rëndë ekonomike. Të papunë, mezi presin t’i sigurojnë 50 cent apo 1 euro dhe të bredhin kafiterive dhe rrugëve të qytetit. Papunësi e lartë, kafiteri të mbushura, biblioteka të zbrazura, rini pa ndonjë qëllim apo cak për jetën. Rini e udhëkryqit! Gjatë bisedave me t’a, vazhdojnë t’i përsërisin fjalët e tyre “Kush ia ka pa hajrin shkolles, me mujt me ik qatje jasht dikun me ndreq jeten s’jetohet ketu”.

Braktisja e shkollave, fakulteteve, bibliotekave dhe mentaliteti i tyre i krijuar për t’a vazhduar jetën jashtë vendit, tregon se ditët e ardhshme do të jenë ditë të zymta për Kosovën. Me fol të drejtën janë lodhur nga premtimet pushtet pas pushteti. Të studiosh 3,4 apo 6 vite me shumë mund e sakrificë dhe të mos e gjesh veten askund në profesionin tënd dhe të obligohesh të punosh punë të rënda, t’a humbasësh jetën nga skelet e ndërtesave në moshën më të mirë është më shumë se mjerim.

Është e kot të flasësh e të shkruash të gjithë po i mbyllin syt e veshtë kur po flitet për këtë gjendje.

Po jetojmë me shpresë se një ditë po bëhet mirë./Faton R. Fetahu