[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Faton Mehmeti: Trima në luftë, të nënshtruar në paqe            



Në vizitën e tij në Shqipërinë e asaj kohe, shkrimtari  i madh anglez Bajroni ishte magjepsur nga burrëria, trimëria e shqiptarëve. Në një letër që ia dërgoi nënës së tij , Bajroni ndër të tjerat i përshkruan shqiptarët “ të egër për armiqtë, dhe se armiku nuk iu pa asnjëherë kurrizin “ , duke aluduar ne mosnështrimin e shqiptarëve ndaj armiqve. Sduhet mohuar se shqiptarët në raport me armikun , nuk u nënshtruan asnjëherë, dhe lirinë e paguan me shumë gjak.  Prandaj duhet arsyetuar agresiviteti aktual i disa shqiptarëve, që mund të vështrohet sot, e qëështë pasojë e dhunës tejet agresive të ushtruar kundër shqiptarëve gjatë shekujve të kaluar. Janë rrethanat jetësore që e bëjnë individin të organizohet me rrethin shoqëror duke reaguar kundrejt ndryshimit të atyre rrethanave. Po të ishin shqiptarët më agresivë sesa popujt tjerë, atëherë NE do të ishim pushtues e jo një popull i nënshtruar ndër shekuj.
Nëse në luftë u treguan trima dhe mosnënshtrues, është e habitshme se si ia janë nështruar politikës, klasës politike që iu ka sjellur dëmet., ndoshta më të mëdha se armiku në luftë. Përderisa shqiptaret luftuan per liri dhe demokraci, këtë të fundit nuk e arriten dot, pasi klasa politike instaloi plutokracinë. Plutokracia shqiptare i ka kaluar të gjitha caqet e moralitetit, ndërgjegjes dhe dhimshurisë për popullin, nga konceptet bazë të sistemit demokratik.

Qëllimi i saj është të kthehet në klasë feudale ku populli është i trajtuar si “serf” dhe asgjë nuk është e tij. Dhe është fakt që klasa plutokratike si pakicë ka akumuluar të mirat materiale të shumicës. Në terma ekonomike, kjo klasë nuk mund të analizohet si klasë e pastër kapitaliste sepse ajo nuk prodhon, nuk shkëmben, nuk beson në shkëmbimin e të mirave materiale, por në grabitjen e tyre. Një popull që përshtatet e nënshtrohet pa limit dhe nuk lufton kundër tëkeqës, është i destinuar të dështoi, dhe fatkeqësisht kjo po ndodh, pasi po tkurremi me territor dhe me  humbje shprese nga populli. Atje ku mbaron ndjenja e moralit dhe e obligimit të një pushteti ndaj popullit të tij, aty fillon nënshtrimi dhe rrjedhimisht vuajtja e masave. Është populli ai që duhet të mbrojë demokracinë duke mbrojtur veten. Në qoftëse shqiptarët nuk e realizojnë dot këtë, ateherë dalja nga rrethi vicioz do jetë e pamundur të paktën për një periudhë të pacaktuar shekullore ose shumëshekullore. Plutokracia në epiqender ka njeriun, politikanin  narcisizt. Ky njeri e sheh veten shumë të rëndësishëm, madhështor dhe e tepron me mbivlerësimin për dhuntitë, aftësitë dhe arritjet. Ai pret nga të tjerët respekt dhe vlerësim të pazakontë për personalitetin e tij, vlerat dhe sukseset mbresëlënëse që ka korrur. Ai beson se është unik në formimin që ka, idetë dhe lipsen njerëz të sërës së lartë që ta kuptojnë dhe vlerësojnë statusin e tij.

Ai kërkon vlerësim dhe lëvdata të përhershme, kërkon që të tjerët ti këndojnë hijeshisë, aftësive, ideve dhe heroizmave mitologjike të tij, udhëzimeve historike dhe qëndrimeve madhështore të pazakonta. Ai nuk ndjen keqardhje për askënd dhe nuk do t’ia dijë për nevojat e tyre. Ai i përdor ata si mjete për realizimin e objektivave dhe interesave vetjake. Si duket popullit i ka vdekur instikti i reagimit, apo vërtet ky popull është droguar aq shumë sa do gjë i duket mirë, lumturi. Kjo e vërteton ndjesinë e të qenurit ndër popujt më të lumtur, edhe pse populli më i kriminalizuar dhe më i varfur. Gjithësesi politika ka arritur ta nënshtroi popullit, duke e varfëruar dhe droguar atë po bën çfarë të do, e popullin po e tërheq  për hundë.  Mbase, shqiptarët janë mësuar të jënë të robëruar e të nënshturar, dhe me nuk mund të jetojnë të lirë e në demokraci. Mbase, kështu do të jetë gjithmonë…fatkeqësisht…