• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Fatmir Limaj: S’ka asnjë situatë alarmante që të shtyhen zgjedhjet

nga Bota Press
13 Shtator, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të shtyhen.Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se partia që ai e drejton e mbështet propozimin e partive opozitare për shkurtimin e fushatës elektorale.

Madje, ai thotë se fushata elektorale mund të eliminohet krejtësisht.

“Nisma Socialdemokrate e ka mbështetur propozimin për shkurtimin e fushatës elektorale. Është i drejtë, sepse nuk kemi nevojë për një fushatë elektorale që zgjat një muaj duke marrë parasysh edhe rrethanat në të cilat jemi. Nuk jam vetëm pro shkurtimit të fushatës elektorale në 10 ditë, por tashmë gati nuk ke nevojë fare për fushatë elektorale. Tashmë po zhvillohet një lloj parafushate në gjithë Kosovën. Ne jemi për të gjetur format dhe modalitetet që të jetë sa më pak e nevojshme për një fushatë zyrtare elektorale”.

“Sa i përket shtyrjes, zgjedhjet janë kategori kushtetuese dhe nuk është në vullnetin e një grupi politik ose një tjetri për ta bërë shtyrjen e tyre. Zgjedhjet shtyhen në raste të veçanta – duhet të jetë gjendje e jashtëzakonshme ose një situatë krejt specifike për të ardhur deri te shtyrja e zgjedhjeve. Unë nuk shoh asnjë situatë të tillë alarmante në kuptimin për të ardhur te situata ku është e pamundur organizimi i zgjedhjeve”.“Ka aktivitet të plotë, jeta është e hapur në Kosovë dhe vetë procesi i zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve është një proces individual i qytetarëve që zgjat pesë minuta dhe nuk shoh asnjë arsye që të diskutohet kjo temë. Ajo që duhet të diskutohet është kufizimi i tubimeve dhe grumbullimit të njerëzve që mund të rëndojnë krizën e pandemisë.“Ndoshta duhet të hiqet krejt fushata elektorale dhe pres që këso rekomandime të ketë IKSHPK-ja, derisa IKSHPK nuk e ka në domen të rekomandojë dhe të merret me një çështje krejt kushtetuese si afati i zgjedhjeve”.

Limaj tha se procesi i kaluar zgjedhor është mbajtur në kohë të pandemisë edhe pse situata, sipas tij, ka qenë edhe më e rënduar.

Tags: LimajZgjedhjet

Të ngjashme

Lajme

Besian Mustafa: “… Kush shkelë Kushtetutën është SUPERkriminel”

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Banorët për nominimin: Do dalë Olta!

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Granit Xhaka shkëlqen në Serbi, Zvicra e “shkel” Bjellorusinë

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Albin Kurtit i duhet Vetëvendosja në opozitë

nga Bota Press
25 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Besian Mustafa: “… Kush shkelë Kushtetutën është SUPERkriminel”
  • Banorët për nominimin: Do dalë Olta!
  • Flet Ramiz Kelmendi: Nuk i dimë shkaqet e zjarrit në depo, dëmi është 35 milionë euro
  • Granit Xhaka shkëlqen në Serbi, Zvicra e “shkel” Bjellorusinë
  • Kosova merr një pikë në Tel Aviv, barazon 1 me 1 me Izraelin

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.