[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fatmir Bajraj: NISMA dhe AKR, nuk mbijetuan “tregun” politik dhe agresivitetin e “ndryshimit” !



Nisma dhe AKR, kurr nuk i janë dashur skenës politike të vendit, ngase që të dyja, janë krijuar si subjekte politike për të plotësuar e pëmbushur egocentrizmin e dy “liderëve” respektiv, Pacolli dhe Limaj, dhe si të tilla ishin fund e krye parti tribale dhe të predispozuara deshtimit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentere të 14 shkurtit 2021, ishin fatale për këto dy subjekte politike të cilat në zgejdhjet e parafundit të 3 tetorit 2019, kishin mbijetuar për faktin se ishin në një kaolcion parazgjedhor, por edhe për arsyen se këto të fundit, i gjetën këto dy parti largë njëra tjetrës dhe në një “treg” dhe kontekst ndryshe, për çfarë rezultati i nxori humbëse ; Nismën Socialdemokrate si e vetme në zgjedhje, derisa AKR-në, e Behxhet Pacollit të “shkrirë” në Listen Zgjedhore të LDK-së, dhe me asnjë deputet fitues brënda saj !

AKR-ja, kishte marrë kryesisht një pjesë  të votuesve të LDK-së, kur kishte vendosur Behxhet Pacolli të krijonte subjekt politik dhe synonte pushtetin përmes të cilit edhe favoret dhe privilegjet që ofron ky i fundit në egocentrizmin e Tij dhe të cilit siq shihet dhe dihet i erdhi fundi i “notimit” n’politikë” dhe përmes saj në pushtet.

– Antarësia e AKR-së, edhe ashtu e tkurrur dhe shperndarë gjithandej, dhe me theks të veqantë në LVV, përmes dy profiterëve të paskurpullt politik të AKR-së, siq janë Mimoza Kusari dhe Agim Bahtiri të cilët për arsye meskine, kishin “tradhëtuar” shefin e tyre, Behxhet Pacolli dhe i kishin fut në “gji”, LVV-së, së z.Kurti, asetet e AKR-së, duke u konvertuar në VV-ist radikal dhe të tërbuar duke tejkaluar edhe ekstremizmin ideologjik të vetë LVV-së.

– Z. Pacolli, President i AKR-së, në një rezonim logjik, dhe me një akt formalo-juridik, do duhej të shpallte shuarjën faktike dhe praktike të AKR-së, duke falenderuar mbështetësit e pakët në njërën anë, dhe duke “mallkuar” në anën tjetër, ata të cilët keqpërdorën AKR-në, dhe atë si President të saj.

Dorën në zëmër, skena politike e Kosovës, kurr s’ka pas nevojë për një AKR dhe as për një egocentrist  politik siq ishte lideri i AKR-së, z.Behxhet Pacolli, teket dhe çasja e të cillit, jo vetëm që nuk ndihmuan vendin, por vetëm sa e ka dëmtuar me figura “politike”, shumica prej syresh, të etshëm për pushtet dhe favore që sjellë pushteti i një biznismeni të suksesshëm e një plotikani deshtak.

Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje, e dëmtuar politikisht sidomos  në Drenicë pas marrjes nga Gjykata Speciale të numrit Dy të saj, isha Kryeparalemntarin dhe ish zëdhënësin e UÇK-së, z. Jakup Krasniqi, dhe pas deshtimit të saj në arritjën e një koalicioni parazgjedhor me “Amën” e saj, PDK-në, e cila nuk pranoj që Nisma-në, e Fatmir Limaj-të, ta trajtoj si partner, dhe me një indiferencë i kerkoj të “shkrihet” n’PDK, pra pozicion inferior për z.Limaj, si ish njeri nga krerët e PDK-së, dikur dhe i larguar nga paknaqësia me proceset e brëndshme të PDK-së dhe formimin e Nismës bashkë me Jakup Krasniqin.

– Siq duket, në PDK, eksistonte frika nga “fama” e ish Komandant Qelikut, se pas hyrjës në koalicion me të, ky i fundit mund të merrte numër të madh të votave, dikur të të njëjtit subjekt dhe rrezikonte lidershipin e dëmtuar të PDK-së, pas arrestimit nga Gjykata Speciale të ish krerëve historik të saj , z.Thaqi dhe Veseli.

Targëtimi i të njëjtit elektorat, nga PDK dhe Nisma në këtë situatë, sikur nuk i ndihmoj që të kendellën, përkundrazi ; edhe diskursi politik kundër njëra tjetrës, sikur irritoj votusin tradicional të tyre, dhe rezultati i dobët, e la Nismen Socialdemokrate jashtë parlamentit.

– Nisma Socialdemokrate, e konsideron rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit, vetëm një “betejë”, por jo edhe “luftë” të humbur, meq deri në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti, qeverisë me Komunën e Malisheves, në të cilën në zgjedhjet e fundit e kishte sfiduar fuqishëm VV-ja me “Frymen e ndryshimit” !

Gjasat teorike të NISMA-së, për ruajtjen e bastionit të vetëm në Malishevë ekzistojnë, por ato praktike janë pothuajse zero, përveq nëse bashkohet më “Amën” (PDK-në), dhe një fuzionim i tillë do “shkrinte” Nismen dhe forconte shtëpinë e përbashkët, PDK-në.

Në të kundertën, edhe NISMA arkivohet duke i takuar së kaluarës dhe historisë.