[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fatmir Bajraj: Në mbrojtje të dinjitetit, vlerave t’lirisë dhe shtetit të Kosovës !



Mosmbështetja e Vjosa Osmanit, besnikëri ndaj LDK-së, dhe 110 mijë votuessve qendrestarë ! Vendimi i Kryesisë së LDK-së, më të cilin zotohet se do t’i bëjë kuorumin kandidatës së LVV-së për presidente, znj.Vjosa Osmani, është vendim oportun dhe jo parimor dhe mbi të gjitha, është vendim absurd i cili e nxjerrë LDK-në, si subjekt të nënshtruar dhe të dorëzuar përballë frymes së hegjemonizmit, duke  u sjellë sikur patericë e pushtetit njëpartiak, njëmëndësisë dhe totalitarizmit Kurtian.

LDK-së, nuk i është kërkuar mbështetja nga VV-ja, dhe lideri saj Kurti për kandidatën e tyre për presidente, biles nuk i është kërkuar as mendimi i saj, përkundrazi ; LVV-ja, dhe z.Kurti, kanë përdorë shantazhin kundër LDK-së, me dërgimin e vendit në zgjedhje, në vend që të kërkonte bashkëpunim dhe koordinim në zgjedhjen e një presidenti konsensual në vend të atij partiak, siq është znj.Vjosa Osmani (LVV) !

Servilizmi fatalist i LDK-së, përballë LVV-së, është shënjë dobësie dhe dorëzimi dhe asesi sjellje dhe çasje konstruktive dhe institucionaliste, përkundrazi !

LDK, nuk i detyrohet fituesit të zgjedhjeve t’ia bënë kuorumin dhe t’ia shtroj rrugën për shtrirjën e pushtetit monist-bolshevik, edhe atëherë kur ky pushtet agresiv nuk i ka as numrat në Parlament që të sillet me kaq arriogancë dhe agresivitet.

Vendimi i Kryesisë së LDK-së, në rastin konkret, nuk është vendim parimor-konceptual dhe as programor e statutar, kur dihet se ky vendim nuk ka të bëjë më kandidaturë të LDK-së, dhe as për një kandidat konsensual i cili do duhej të mbeshtetej për interes të shtetit dhe proceseve delikate nëpër të cilat po kalojmë.

Dhurata e LDK-së, për LVV-në, e z.Kurti, duke i’a përmbushur hegjemoninë me mbeshtetjën e kandidates për presidente, do të ishte akt vetëvrasës dhe me pasoja të pa parashikueshme për LDK-në dhe për vendin, kur premisat e një diktature në ardhje , janë në horizont.

Deputetet besnik të LDK-së, nuk tradhëtojnë qendrestarët !

Kundershtimi i kandidatës së VV-së për presidente, është jo vetëm  premtim i mbajtur ndaj qendrestarëve, por është edhe akt moral dhe parimor në politikë, duke promovuar konsistencë dhe koherencë në çasje dhe veprim.

Vendimi i deputetëve të LDK-së, që të mos mbështesin Vjosa Osmanin për presidente, nuk është i drejtuar kundër Kryetarit të LDK-së, z.Lumir Abdixhiku, dhe as kundër interesit të LDK-së, dhe Kosoves, përkundrazi, do të ishte një veprim i pjekur politikisht dhe n’dobi të vendit.

Ata të cilët nuk votojnë dhe nuk i bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit, janë deputet më integritet dhe dinjitet të lartë në LDK, në të cilët besojnë dhe shpresojnë qendrestarët të cilët nuik i’a kthyen shpinën LDK-së në ditëtë ma të veshtira.