Kurti vs Amerika !
Kurti “vringëllon” shpatën kundër Amerikës mbi Urën e Ibrit (KFOR-it, alias NATO-s), Serbia rripin n’dorë për të lëshuar pantollat, ngase njëri prej tyre si epilog duhet t’rëzohet, e kush-dihet, por duke i shkuar përshtati Serbisë.
“A jeni për hapjen e urës”, patetizëm folklorik dhe logjikë e turmave !?
Lojë me simbole, sentimente, ndjenja, dhe narracion që komplekson qytetarët e lodhur e të dërmuar të Kosovës dhe n’veçanti të Veriut të vendit, nga padrejtësitë tragjike, mashtrimet ordinere dhe manipulimi i skajshëm populist i një Kryeministri t’pandërgjegjshëm, t’papërgjegjshëm dhe mbi të gjitha ; të dëmshëm dhe të rrezikshëm për integritetin teritorial dhe sovranitetin e shtetit n’Veri.
Avantura e Kurtit për hapjën e Urës mbi Ibër, afekton debimin e policisë së Kosovës nga Veriu i vendit, të vetmin instrument legal të sovranitetit shtetëror që na ka mbetur atje, si rezultat i reagimit të NATO-s, konform mandatit të KS të OKB-s, me Rezolutën 1244, dhe me këtë fakt, edhe përmbysjën definitive të aktit legjitim & legal të 17 shkurtit 2008, Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dhe ky “ndoshta” është edhe synimi i fundit i Kurtit për Republikën.
Thjeshtësim për krye-boshët & krye-boshqet (turmat e Kurtit) :
A mund të hapet Ura pa koordinim dhe leje të Amerikës n’krye të NATO-s, dhe sidomos ;
A mund të hapet Ura mbi Ibër për trafik, kundër Amerikës, kjo është pytja që do përgjigje !?
Unë thëmë, kurrë JO !
Ja një shëmbull, pse bash JO :
Dy Helmuta të Gjermanisë ariane, Shmidt dhe Kohl nuk i’a luajtën dot gurin Amerikës gjatë periudhes së Luftës së Ftohët, madje as nuk provuan, derisa kjo e fundit i dha dritën jeshile në tetorin e vitit 1989, por ndoshta ky “HEL-MUTI” ynë, por pa HEL, kuptohet, i’a delë mbanë, për çfarë unë, jo vetëm nuk besoj, por jam i bindur se nuk i’a del dot, por ka qellim rrënimin e gjithë asaj që është ndertuar me mund, djersë e sakrifica ndër breza.