[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fatmir Bajraj: Kur çasja  bëhet dukuri, ajo nuk quhet skandal por normë e sjelljes



 

Zatën, harta e Ballkanit Përendimor në të cilën Kosova shihet si pjesë integrale e Serbisë, në sfond prapa emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, nuk është  gafë dhe as skandal, por është vetëm provokim i radhes i ish Ministrit sllovak të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, serbo-filit,

Mirrosllav Lajçak, i cili në vizitën që do t’i bëjë vendit tonë, duhet të marr përgjigjën e duhur, dhe atë në sensin adekuat ; në pritje të Kryemnistrit në detyrë, Dr. Avdullah Hoti, por edhe në rrugë me një protestë të fuqishme demokratike qytetare përmes së cilës i bëhet me dije “emisarit” dhe përmes Tij, BE-së, së një diskurs i tillë diskriminues ndaj Kosoves nuk kapërdihet më.

Ky gjest i z. Lajçak, është i orkestruar nga Serbia dhe i mbështetur brënda BE-së, nga vende të cilat kurr nuk u pajtuan me lirinë e shqiptarëve dhe pavarësimin e tyre nga pushtuesi i egër dhe barbar, serbo-sllav, i cili u kororëzua me shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosoves së 17 shkurtit 2008 !

Harta n’përdorim e BE-së, në zyrën e emisarit të saj për Ballkanin Përendimor, si dhe reagimi i zyrtarëve të lartë të BE-së, në lidhje me fenomenin dhe jo me skandalin, konfirmon dhe provon edhe njëherë dhe katërcipërisht, qendrimin jo-balansues të BE-së, karshi Kosoves dhe dialogut, dhe nxjerrë në sheh nevojën imediate të reagimit adekuat të Republikës së Kosoves përmes Institucioneve, dhe pse jo edhe përmes reagimit qytetar ndaj emisarit në fjalë dhe çasjes absurde të BE-së.

Harta në sfond, e vlershme për emisarin e BE-së, z.Lajçak, dhe për vetë BE-në, e sheh dhe e trajton Kosovën sipas Kushtetutës së Serbisë e cila në preambullë të Kushtetutës së Serbisë, e ka : “Kosova dhe Metohija pjesë integrale e Serbisë”, pra duke abstrahuar faktin se Kosova është çliruar definitivisht nga Serbia me 12 qeshor, 1999, është pavarësuar me 17 shkurt 2008, dhe është njohur nga 22/27 shtet të vetë BE-së.

Ky fenomen i kthyer në dukuri, dhe  si normë e çasjes nga zyrtarë të lartë të BE-së karshi Kosoves dhe shtetësisë së saj, duhet të merret dhe trajtohet seriozisht, duke mos lënë hapësirë interpretimi pa sens dhe pa takt të zyrtarëve të saj, me çmimin e mospranimit të pozicionit indiferent dhe inferior të Kosoves në tryezën e bisedimeve, përkatësisht në dialogun e Brukselit në të cilin marveshja për normalizim të mardhënjeve duhet të kurorëzohet me njohje të pavarësië së Kosoves nga Serbia dhe nga pesëshja jo-njohëse e BE-së, prej nga vjenë edhe serbo-fili, Mirosllav Lajçak !

Lajçak në Beograd vitin e kaluar : “Kosova duhet ta ndryshoj Kushtetuten ” !

Vitin që shkoj, në një vizitë Beogradit, emisari i BE-së për Ballkanin dhe dialogun Kosovë-Serbi, kishta kerkuar nga Kosova dhe institucionet e saja shtetërore, ndryshimin e Kushtetutues së Republikës së Kosoves, alias, heqjen dorë nga pakoja e Ahtisarit dhe pavarësia si derivat i saj, përkunder kompromiseve të dhimshme të Kosoves në procesin nderkombëtar të saj në procesin e stërmundimshëm të lirisë dhe shtetit të pavarur e sovran.

  1. Lajçak, në Beograd, duhej t’i kerkonte Serbisë ndryshimin e Kushtetutues dhe nevojën e përshtatjes se saj, me rrethanat e pas pavarësimit të Kosoves, si rrugë dhe mënyrë që i siguron asaj dhe rajonit, relaksimin e mardhenjeve dhe integrimet në BE.

BE, të mos ketë qendrim neutral ndaj statusit !

Diskursi i BE-së karshi Kosoves dhe statusit të saj, thellësisht i pa drejtë, i pa dënjë dhe diskriminues me prejudikimin e pozicionit nënshtrues të pales sonë  në dialogun e Brukselit, dhe trimërimin dhe motivimin e pales serbe që të mos leshoj pe  karshi Kosoves dhe të mos jetë ndeshkuar për çasjen destruktive dhe sabotuese në proces.

Kosova nuk duhet dhe nuk do të pranoj kurr ta reduktoj nivelin e të drejtave të veta shtetërore dhe kombëtare deri në atë masë, sa njohja e saj nga Serbia dhe kushtimisht edhe nga pesë vendet tjera të BE-së, që nuk njohin Kosoven, të jetë e pranueshme për Serbinë dhe “shoqet” e saj në BE të njohura si pesëshja jo-njohëse e shtetit tonë tanimë të bërë fakt të padiskutueshëm.

BE, është kthye në problem, ose pjesë e problemit për Kosovën !

Sikur nuk mjafton armiku i vjetër, Serbia pushtuese dhe hegjemoniste dhe kësaj fushate dhe orkestrimi i është subordinuar edhe pësëshja jo-njohëse brënda saj, dhe për pasojë edhe diskursi i BE-së, në vend që të shtyej dhe influencoj njohjen e Kosoves nga pesëshja, ajo justifikon qendrimin e tyre dhe penalizimin e Kosoves dhe qytetarëve të saj, absurd i llojit sui-generis !

BE-ja , ta njeh Kosovën në bllok, ose të lëshoj poziten e ndihmësit në dialog, ngase qendrimi absurd i saj karshi statusit të Kosoves, jo vetëm që nuk ndihmon, por është kthye në barierë serioze në arritjën e marveshjës, dukje u bërë palë me Serbinë dhe satelitet e saj n’BE.

SHBA-ve dhe presidentit Biden, t’i kerkohet ndihmë !

  1. Hoti, si Kryemnister në detyrë, znj.Osmani në cilësinë e u.d presidente, si dhe lideri i VV-së, z. Kurti, si fitues i zgjedhjeve , duhet të kerkojnë ndërhyrjen e administrates amerikane për ushtruar influencen në drejtim të BE-së, sa i perket qendrimit të kësaj të fundit karshi statusit të Kosoves, dhe mundësinë e marrjes së lidershipit nga ana e Amerikës në lidhje me dialogun dhe procesin e integrimeve në BE dhe në NATO, përndryshe, perspektiva për Kosoven dhe rajonin shihet e zymtë, pesimiste dhe pa shpresë./Botapress/