Rezolutë për referendumin serb n’Kosovë, ikje e Qevërisë Kurti nga përgjegjësitë kushtetuese !
Thirrja e seancës së jashtzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga ana e krerëve të institucioneve të shtetit, me qëllim të nxjerrjës së një rezolute të dakordësuar & dakorduar të grupeve parlamentare në lidhje me referendumin e Serbisë edhe në teritorin e Republikës së Kosovës, sidomos pas kërkesës së 5 vendeve të Quintit dhe Brukselit zyrtarë, nxjerrë n’sperfaqe :
Pazotësinë dhe pafuqinë e autoritetit të Qevërisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit Kurti në ushtrimin e funksionit kushtetues-ekzekutiv në ruajtjën e integritetit dhe sovranitetit të shtetit.
Mediokritetin dhe injorancën e krerëve të institucionëve, që nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Konjufca dhe Kryemnistri Kurti, në autoritetin kushtetues të institucionëve, kompetencave të tyre si titullarë të institucionëve dhe në vetë përgjegjësitë kushtetuese që ushtrojnë.
Përpjekjën për shpërndarjën e përgjegjësive kushtetuese dhe delegimin “politik”, kundërkushtetues të tyre nga Ekzekutivi (Qeveria), tek Legjislativi, i cili në rast të nxjerrjes eventuale të një rezolute të tillë, vetëm sa degradon fuqinë dhe seriozitetin e shtetit përballë një kerkese flagrante të Serbisë fqinje e cila do ishte unike kundrejtë një vendi sovran dhe t’pavarur siq është Republika e Kosovës.
Pse ky reagim i vonuar i krerëve të institucionëve ?
Edhe pse institucionet e shtetit, pra krerët e tij, kishin në tavolinë këtë kerkesë që mëse një muaj, ata e konservuan dhe rezervuan për ditën e fundit, dhe shtrohet pytja : s’dijnë apo s’dojnë të ushtrojnë përgjegjësitë kushtetuese ?
“S’mbahet Qurani natën e Bajramit”, thot një fjalë e urtë popullore, por mund të jetë edhe një arsye shtesë që ka shtye krerët mediokër të shtetit, dhe kjo është :
Që t’vihën para aktit të kryer partitë opozitare dhe në momentin e fundit nga një çasje dhe sens populist të detyrohen të mbeshtesin pushtetin e pa aftë dhe t’papërgjegjshëm, edhe pse me mbi 50% të mbështetjës qytetare.
Opozita nuk duhet të bie në këtë kurthë dhe intrigë të Kurtit.
VV-ja n’pushtet nuk pyet për asgjë :
Shkarkimin e Bordeve, të ambasadorëve, pagesën e rrymës n’veri, si dhe mbeshtetjën finaciare të KEC-it, edhe pse kjo e fundit një kompani private nga buxheti i Kosovës dhe në mbi 45milion €, i bënte duke majorizuar opozitën dhe n’kundershtim me Kushtetutën, dhe përtej saj, me një arrogancë ekstreme karshi opozites dhe shoqërisë civile, tani s’duhet t’kërkoj të shpërndaj përgjegjësi mbi ata të cilët i kishte injoruar deri këtu !
VV, dikur, në opozitë ; pëngonte, protestonte dhe digj’te institucionët me çasje dhe diskurs populist, tani ka përgjegjësinë, autoritetin dhe detyrimin kushtetues, t’a ruaj dhe garantoj integritetin dhe sovranitetin e vendit, sikurse edhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Në të kundërtën ; poqëse Qeveria Kurti nuk ndalon mbajtjën e referendumit të Serbisë në teritorin e Republikës ë Kosovës, shkelë parimet themelore të shtetit sovran, rendin kushtetues dhe integritetin e Republikës së Kosovës për çfarë sanksionohet me ligjet pozitive të vendit.