E nisi n’rrugë :
Kundër Negociatave & Republikës së Kosovës, për Vetëvendosje dhe Bashkim Kombëtarë,
Kur tjerët e bënë shtetin !
N’pushtet dhe n’institucione :
Po shkon drejtë ndarjës, copëtimit të Kosovës, dhe zhbërjës së shtetësisë së saj !
Sedërmadh, agresiv dhe me arrogancë të papërmbajtshme dhe krenari të përbuzshme & nevëritëse !
Nuk e zënë dot hapësirat nacionale, madje as horizontet e “ngushta” nacionale përbrënda interesave të aleatëve dhe partnerëve strategjik europerëndimor & veriatlantik, tanimë kulturë dhe trashegimi tradicionale e vendit tonë.
Ky do ma “shumë” se sa kaq !
Nuk u mjaftua kurrë me Republikën e I-rë ,2 korrik 1990, dhe as me atë të II-të , të 17 shkurt 2008 !
Insistonte në Republikën e III-të !
Kjo Republikë e Kurtit, përjashtonte konstelacionin e forcave dhe korrelacionin e faktorëve determinues në definimin e rrugëtimit dhe ekplorimin e zgjidhjeve që derivojnë efektin final.
Nga kjo mëndësi shkurtpamëse dhe ideologji bolshevike, kundershtoj me forcë të gjitha proceset historike të Republikës së Kosovës, që nga rezistenca aktive paqësore dhe ajo e armatosur, deri të Konferenca e Rambuje & Parisit, si dhe Konferencën e Vjenës për Statusin e Kosovës.
Kundështoj me forcë dhe me t’gjitha metodat dhe mjetet “konvencionale” dhe “demokratike”, Misionet nderkombëtare paqëruajtëse dhe mbeshtetëse në rrugëtimin e pavarësisë dhe shtetndertimit.
Kundërshtoj Pakon për pavarësi të Presidentit Ahtisari, madje edhe me jetët dhe gjakun e “flijuar” të qytetarëve të Republikës.
Kundershtoj me forcë sistemin dhe rendin e vlerave perëndimore, mbështetje kjo në kurorëzimin e shtetësisë së Kosovës, me sulme terroriste kundër institucioneve, simboleve të shtetit dhe titullarëve të saj, “betejë” kjo, përveq dëmeve të pariparueshme për vendin, për fat të ligë, u shoqërua edhe me viktima në njerëz…!
Kurti : ” Kontinentin e Europës nuk e zëvendëson dot ndonjë Kontinent tjetër, dhe as Francën si shtet në Kontinentin e Europës”!
Kosovën e Ibrahim Rugovës, nga kujdesi atëror i Klintonit, Blerit e Ollbrajtit, e soli në “prehër” të Makronit, Borellit e Lajqakut, pra nga Anglosaksonet tek sllavo-ortodokset !
Kjo nuk është ndërgjegja historike nacionale e shqiptarëve përgjithsisht dhe atyre të Kosovës n’veqanti.
Kjo tingëllon në të kundërtën e saj, pasojat e së cilës i vuajtëm si komb e atdhe, që nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878, por si duket Kurti & CO, e dijnë dhe e lexojnë ndryshe.
fb